Gjatë prezantimit të halleve të popullit dhe zgjidhjeve nga platforma e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama ka vijuar të shënjestrojë “të fortët” dhe krimin e organizuar. Ditën e djeshme kryeministri i deklaroi luftë krimit, ndërsa sot shprehet se krimi i organizuar që kërkon të pastrojë paratë e pista, nuk do t’i gëzojë këto para.
Qytetari: Dërguam shkresën Kadastrës së Durrësit por përgjigja nuk erdhi. I shkruajta platformës edhe për 10 ditë u zgjidh problemi, sekuestro u hoq dhe prona është e imja.
Edi Rama: Faleminderit për praninë edhe pse na preke në një plagë të hapur që është Kadastra e Durrësit, por jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe masa speciale kundër KCK, do e clirojnë përfundimisht edhe Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat, nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë e shumë vitesh. Ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht sidomos në zonat që kanë një interes zhvillimi turistik, aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista por nuk do i gëzojnë, nuk do i gëzojnë.