Kandidatja e PS-së, Festime Mjeshtri fitoi zgjedhjet e 14 majit në Bulqizë, pasi qytetarët i besuan drejtimin e bashkisë.

 

Pas fitores, kryeministri Edi Rama shkoi në veri të vendit për të falenderuar qytetarët, ku nuk i kurseu dhe batutat.

 

Kreu i qeverisë tha se një grua ka marrë përpara burrat në një vend burrash dhe trimash që tregonin bëmat e tyre nëpër klube.

 

“Në Bulqizë ku ishte bërë zakon të mendohej se ishte një vend burrash, një vend trimash që tregonin bëmat e tyre nëpër klube, për të cilët do të fliste më pas legjenda, fitoi një grua që i mori gjithë burrat përpara. Që tregoi se në këto komunitete njerëzit nuk janë më ndryshe se në komunitetet e tjera.

 

Historia e këtyre zgjedhjeve në qarkun e Dibrës është histori e jashtëzkaonsdhme ndryshimi, dy vendet më të karakterizuara nga mustaqet eimagjinare, do t’i drejtojnë dy gra. Jam i bindur që në drejtimin e tyre edhe Klosi dhe Bulqiza, do jenë në këto 4 vite në pararojë të ndryshimeve në komunitetet e tyre”, theksoi kryeministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re