Kryeministri Edi Rama kërkoi sot në Sarajevë ratifikimin e Marrëveshjes për lëvizjen me karta identiteti në vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila është nënshkruar në 3 nëntor të vitit të kaluar.

 

Në ditën e dyte të turit në rajon, gjatë një deklarate të përbashkët me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, shefi i qeverisë kërkoi që shqiptarët e Kosovës të lëvizin pa viza edhe në Bosnjë.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Nuk është sekret që Republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë dhe kryeministres që ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe në radhë të parë marrëveshja për lëvizjen e lirë, me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës të mundësohet “

 

Kryeministri Rama solli në vëmendje se Serbia e ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

EDI RAMA

 

“Unë dëshiroj të besoj që ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje edhe Bosnjë Hercegovina do e bëjë këtë gjë. “

 

Përveç Serbisë, Bosnjë-Hercegovina është i vetmi vend në rajon që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

 

Përfaqësuesit serbë në Këshillin e Ministrave të Bosnjës e kanë ndaluar edhe ratifikimin e Marrëveshjes për lëvizje me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor.

 

Për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të udhëtojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, kërkohet vizë, e cila “lëshohet vetëm në raste të jashtëzakonshme” me nënshkrimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re