Skip to content

Rama vizitë dy ditore në Gjermani

1705441570 edi rama

Kryeminsitri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Gjermani. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë në Gjermani në 17 dhe 18 Janar.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një takim me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.

Gjithashtu në këtë vizitë kryeminsitri Edi Rama pritet të ketë edhe takime të tjera të rëndësishme, mes tyre edhe me kreun e SPD-së gjermane.

Ndërkohë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka vizituar gjatë ditës së martë Kosovën ku ka zhvilluar disa takime zyrtare, ndërsa ditën e mërkurë do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut dhe të enjten drejt Malit të Zi.

/Vizionplus.tv/