Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë dyditore në Turqi. Në një postim në mediat sociale, teksa ka njoftuar se ka mbërritur në Ankara, Rama shkruan se  kjo vizitë do të shërbejë për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh.

Po ashtu kreu i qeverisë bën me dije se do të ketë kontakte me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji dhe transport.

Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport“, shkruan Rama.