Kreu i qeverise, Edi Rama ishte ditën e sotme ne një inspektim në Elbasan, rrugën bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë.

Rruga është e amortizuar dhe pa asnjë standard sigurie për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, ishte kthyer në një pengesë serioze në transportin e produkteve bujqësore të fermerëve të zonës.

Në bisedë me fermerët e zonës, kryeministri theksoi se orientimi i
duhur për të zhvilluar ekonominë e tyre personale dhe të zonës në tërësi
është organizimi i fermerëve.

Gjatë vizitës ai ka takuar edhe banorët e zonës, ku mes tyre një vajzë e vogël në klasë të dytë i ka bërë të gjithë të qeshin.

E pyetur nga kryeministri Rama se si ishte më mësime, ajo është përgjigjur se është mirë.

“Po sa mirë?”,  ka vijuar më tej kryeministri.

Vogëlushja ka thënë se është me katra.

Në atë moment Rama ka vënë duart në kokë duk thënë obobobo.

Të gjithë të pranishmit e kanë përcjellë këtë moment humori mes të qeshurave.

Kujtojmë që me rregullin e ri, cikli i ulet mësimor notën maksimale e ka 5.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re