Skip to content

Rama vizitë në Hungari e Bullgari, më pas kthehet në Tiranë për shkarkimin e Metës

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë të paparalajmëruar në Hungari dhe më pas në Bullgari, për t’u rikthyer në Tiranë në kohë për seancën e Kuvendit ditën e mërkurë, ku do të votohet raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Arsyet e vizitës mbeten mister, por besohet se në Bullgari, Rama do të kërkojë që të mos bllokohet Maqedonia e Veriut për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare me BE-në, pasi një vendim i tillë mund të rrezikojë edhe Shqipërinë.

Pas kësaj vizite, Rama do të rikthehet në vend për të qenë i pranishëm në seancën e parashikuar maratën ku do të diskutohet raporti i komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Seanca do të nisë në orën 10 ditën e mërkurë me prezantimin e raportit dhe anekseve të tij. Komisioni Hetimor mbylli punën në kohë rekord dhe në raportin me rreth 100 faqe vlerëson se veprimtaria dhe deklaratat e presidenti para, gjatë dhe pas zgjedhjeve janë shkelje të rënda dhe për këtë duhet të shkarkohet.