Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e turizmit “Fitur, Madrid”.

Kryeministri Rama u mirëpit nga homolohu spanjoll Pedro Sanches në një takim i cili do të pasohet nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve dhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë.

Ditën e nesërme, kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e panairit ndërkombëtar të turizmit “Fitur 24” që do të bëhet nga mbreti i Spanjës Felipe Vi e ku do të prezantohet diversiteti turistik i vendit tonë.

Gjatë pjesëmarrjes në panair, kreu qeverise do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të organizatës botërore të turizmit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re