Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qarkun e Gjirokastrës, ku është ndalur së fundmi në Lazarat.

I shoqëruar nga Mirela Kumbaro, ai ka vizituar qendrën e re të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale.

Rama ka parë nga afër punën që sapo ka nisur në këtë qendër, nën drejtimin e bashkisë, me përfshirjen e disa profesionistëve të rinj të zonës, si edhe krijimin e Shoqatës së Bashkuar Bujqësore, e cila aktualisht numëron 30 fermerë.

Ai është ndalur më në detaje te të gjitha proceset, nga prodhimi i sapunëve prej silikoni deri te bimët medicinale. Madje në një moment Rama është ulur me disa nga qytetarët e zonës dhe punonjësit e kësaj qendre, të cilët i kanë dhuruar dhe dy libra.

Ne duhet të punojmë që të bëhet një industri e qendrueshme që t’i japi të ardhura të gjithë zonës.  Mendoj që duhet bërë një dyqan për ekspozimin e këtyre produkteve. Meqënëse, futem nëpër këto guidat turistike, mendoj që mund të ketë sukses goxha. Kushdo që kalon në Gjirokastër mund të ndalojë këtu”, tha ndër të tjera kryeministri.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re