Kryemininistri Edi Rama do të vizitojë gjatë ditës së sotme Durrësin, qytetin ku kandidon si deputet, ndërsa Edi Paloka i Partisë Demokratike, zbulon dhe fasadën që është organizuar në portin e Durrësit.

Sipas numrit 1 të demokratëve në këtë qark, të gjitha anijet e vjetra në port janë zëvendësuar, për të dhënë imazhin e ‘Rilindjes’. Paloka thotë se ka qenë biznesmeni Gjergj Luca ai që është përpjekur të shpëtojë imazhin e Ramës duke sjellë peshkarexhat e tij nga Shëngjini, dhe në fakt e gjitha do të transmetohet sikur kreu i qeverisë ka takuar peshkatarë të Durrësit.

Postimi i Palokës:

Rama njofton takim me peshkataret ne Durres. Peshkarexhat largohen te gjitha duke e lene si peshkun pa uje …te braktisur!

Luca i “shpeton nderin” ( per aq sa mund te kete nder Rama), sjell peshkarexhat e tij nga Shengjini qe Rama te bej sikur takohet me peshkataret e Durresit!

Ja pra qe vetmija dhe braktisja e mbremeshme ne sheshin e erresires, nuk ishte rastesi. Po e braktisin te gjithe. I ka perdorur dhe mashtruar disa here pronaret dhe ata qe peshkimin kane punen e jetes se tyre. Tani duket se nuk i mashtron dot me. Shqiptaret po i kthejne restin per mashtrimet , vjedhjen dhe arrogancen!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re