Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e kësaj të marte të plagosurit nga tërmeti në Spitalin e Trumës.

 

Duke e ciëlsuar si natën më të keqe për të gjithë kombin shqiptar, kreu I qeverisë përgëzoi para mediave të gjitha strukturat që kanë dhënë ndihmën e tyre në terren por edhe përpjekjet heroike të bluzave të bardha.

 

“Ka kaluar nata me e keqe që s’mbahet mend për të gjithë kombin shqiptar. Fatkeqësisht kanë humbur jetë njerëzish, por kjo ditë ka pasur lehtësimin shpirtëror nga jo pak jetë të shpëtuara dhe kjo ditë ka qenë, dita e e gjithë atyre njerëzve të zakonshëm që me uniformën e policisë së shteti, urgjencës, zjarrfikëseve apo edhe uniformave nga trupat e ardhura nga Kosova kanë ndihmuar. Kanë qenë të gjithë elementë të kësaj dite. Bluzat e bardha vazhdojnë të jenë në krye të detyrë për të shpëtuar jetë njerëzish për të lehtësuar traumën. Bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar. Kjo ka qenë një ditë sa e rëndë aq e mbushur me emocione për shkak të solidaritet të të gjithë shqiptarëve dhe të miqve  të këtij vendi që janë ngritur në këmbë, që nga Italia, Greqia , Franca, Turqia, Gjermani, Kroacia. Miqtë në rajon. Por dhe Rumania dhe Zvicra.”

 

Por Rama nuk I kurseu as akuzat në drejtim të Presidentit Meta sa I takon qëndrimit të këtij të fundit në drejtim të ambasadave, për të cilat shprehu vlerësime për gatishmërinë e tyre në këtë gjendje të vështirë. A

 

“Ambasadat, që në ditët e fundit i kemi në një shënjestër që na turpëruan të gjithëve, sot që në mëngjes herët në emër të SHBA dhe BE-së na kanë shprehur gatishmërinë e tyre. Më vjen mirë që mund ta them tani, qeveria ka bërë maksimumin, menjëherë në terren të gjithë ministrat. Është surreale që të flasësh më presidentin e Francës përballë një gërmadhe në Durrës, apo të Greqisë kur je përballë një tjetre, apo Italisë. E them për të treguar gatishmërinë. Po punojmë për atë që vjen nesër, do të jetë ditë zie kombëtare.”

 

Kreu I qeverisë njoftoi gjithashtu se të gjitha familjet e dëmtuara do të strehohen në hotele.

 

“Do të fillojmë për të realizuar të gjithë procesin e kalimit të njerëzve pa çati dhe që refuzojnë të futen në palestër. Sot kam punuar në këtë drejtim me kolegët për të ndërtuar një marrëveshje me operatorët turistikë për hotelet në bregdet. Duhet të rindërtojmë gjithçka të kthejmë njerëzit në shtëpi të reja të forta dhe koha nuk pret”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re