Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme të plagosurit nga tërmeti, që po marrin mjekimin te spitali i Traumës në Tiranë.

Rama ka falenderuar uniformat blu, zjarrfikësen, mjekët dhe forcat speciale që janë angazhuar prej mëngjesit në ndihmë të qytetarëve të plagosur dhe atyre të bllokuar nën rrënoja.

Rama nuk ka kursyer as ironinë ndaj presidentit Ilir Meta, pasi ka falenderuar ambasadat e huaja që siç tha ai “kanë shprehur gatishmërinë”, për të ndihmuar Shqipërinë edhe pse në ditët e fundit “u vunë në shënjestër”.

“Ambasadat që, nejse, ambasadat që në ditët e fundit u vunë në shënjeshtër, sot që në mëngjes kanë shprehur gatishmërinë e tyre.

Më vjen mirë që po e them tani, qeveria është e gjitha në terren. Mbase ky është një moment i mirë për të kuptuar që kemi bërë shumë gam-gam, dhe se jeta është shumë e shkurtër për gam-gamin e përditshëm.

Siç bëmë me familjet në Korçë dhe Ersekë do bëjmë edhe me këto familje që janë shumë”, u shpreh Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re