2 prill -Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zonën muzeale të qytetit të Beratit.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se, “këtu jemi në zemrën muzeale të qytetit të Beratit. Kemi një diversitet. Kemi restorante tradicionale shumë të bukura dhe që preferohen nga turistët. Kemi dyqane suveniresh, kemi argjendarë. Kemi bare, kemi lokale. Është një zonë që është super e frekuentuar dhe për vetë venddodhjen që ka në qytetin e Beratit”.

Duke takuar sipërmarrësit që kanë bizneset e tyre në zonë Rama tha se, “puna do rritet pasi do të lehtësojmë sezonin turistik tani me vaksinat”.

“Ne mezi presim që me hapjen dhe me shpresën që nëse fushata e vaksinimit ecën, kjo është një zonë që këtu fliten vetëm gjuhë të huaja gjatë gjithë kohës. Prandaj edhe fushata e vaksinimit është jetike për ecurinë normale të të gjitha bizneseve dhe aq më shumë zhvillimin e qytetit të Beratit”, u shpreh Demo.

“Të gjithë sipërmarrësit janë kuptohet, të përballur me një sfidë jo të lehtë gjatë vitit të fundit, por i kanë mbijetuar me kurajo, karakter”, u shpreh Demo.

“Këtu kemi një pjesë që po punohet tani siç e shikoni është duke u zhvilluar një bujtinë e re në lagjen muzeale të Mangalemit”, tha Demo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re