Kryeministri Edi Rama priti sot skuadrën e negociatorëve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në nisje të fjalës Rama tregoi se ai kishte pasur frikë në nisje të procesit, pasi ai ishte një sfidë dhe test edhe për besimin ndaj administratës shqiptare.

Besoj se ju e mirëkuptoni kur unë them që kam pasur shumë frikë, sepse nuk është e lehtë të imagjinosh 1800 shqiptarë që bëhen bashkë, me sukses, në një punë që nuk është as një ditë, as dy ditë, as tre ditë sepse për tre ditë, për një punë që i zgjat tre ditë shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të bëjnë rrëmujë gjithë botën, por për një punë që zgjat me vite dhe që është një punë në heshtje, është një punë përpara mijëra e mijëra dokumente që duhen lexuar dhe që duhen përgatitur, besoj që është e falshme edhe frika, edhe shqetësimi se mos dilnim të turpëruar nga ky proces, të mos dilnim të papërgatitur për ta përballuar këtë proces dhe për hir të vërtetës”, tha Rama.

Rama tha se ai është ndjerë shumë mirë kur ka marrë fjalë pozitive nga liderët evropianë për punën që po bën Shqipëria në procesin e negociatave.

Siç me siguri ju tani që unë po e them  e ndjeni kënaqësinë e revanshit ndaj gjithë atij perceptimi që thotë se njerëzit në administratë janë të padenjë dhe “në administratë ka vetëm hajdutë”, më falni për shprehjen, besoj që e kuptoni dhe ndjenjën time të revanshit kur ndonjë kryeministër i ndonjë vendi që në një moment të caktuar na ka penguar më afrohej dhe më thoshte “Urime, vërtetë urime. Dëgjojmë nga Brukseli që skuadrat shqiptare po bëjnë një performancë të jashtëzakonshme”, u shpreh kryeminstri.

Pas gjithë kësaj, pune Rama tha se tani është momenti që ky proces të përshpejtohet.

“Ne duhet të jemi gati për BE shumë përpara se BE të jetë gati për ne. Dhe ne duhet ta bëjmë këtë jo për BE, duhet ta bëjmë këtë jo për të dalë përpara të tjerëve në rajon, por duhet ta bëjmë këtë për ta sjellë sa më shpejt BE këtu për të bërë që në çdo sektor normat europiane, masat ligjore europiane, mënyra e të funksionarit europian të instalohet këtu”, deklaroi Rama.

Kryeministri e mbylli fjalën duke bërë një krahasim.

“Në aspektin historik, ekipi i negociatorëve ka bërë për Shqipërinë këtë vit, atë që ka bërë ekipi kombëtar në futboll”, u shreh kryeministri. /

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re