Kryeministri Edi Rama ka komentuar risinë e futur për herë të parë në zgjedhje, atë të votimit elektronik.
Pas përfundimit të votimit, në një deklaratë për mediat Rama tha për votimin elektronik janë bërë përgatitje përpara zgjedhjeve vendore në qershor.
Kryeministri tha se votimi është i mundshëm dhe nuk është online.
Edi Rama: “Ne kemi përgatitur një proces të tërë përpara zgjedhjeve që kaluan, zgjedhjeve vendore, shumë kohë më përpara për të qenë të gatshëm ti përgjigjemi pozitivisht një kërkese të shumë përsëritur të shumë kënduar, pastaj të harruar, njësoj siç u harrua edhe Himni Kombëtar, për votimin elektronik. Na ka rezultuar i mundshëm.
Natyrisht për ta shtrirë në gjithë Shqipërinë duhet ta kishim pilotuar në zgjedhjet që shkuan, por ju e dini historinë e zgjedhjeve që shkuan. Kështu që mbetet për tu parë në të ardhmen. Është absolutisht votim i mundshëm,. Nuk është online, është ofline është mekanik dhe i pakonometrueshëm nga forca të errëta.”