Kryeministri Edi Rama, bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, po mbajnë një konferencë për shtyp një ditë para Samitit të Berlinit në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se bashkë me Presidentet e KE, ka folur mbi situatën në rajon, si dhe për domosdoshmërinë e një ecje të përbashkët të vendeve të rajonit.

Edi Rama: Von Der Leyn ka qenë pranë nesh në një moment tragjik për vendin dhe popullin tonë kur tërmeti shkatërrimtar solli aq shumë dhimbje dhe aq shumë dëme dhe pa presidentet e komisionit pa angazhimin e saj personal dhe të drejtpërdrejtë për të thirrur me shumë shpejtësi një konferencë të madhe në Bruksel dhe për të krijuar nga të gjithë solidaritet ne nuk do t’ja kishim dalë ashtu sikundër ja dolëm.

Sot jemi së bashku me Von Der Leyen në vigjilje për një Samit tjetër në Tiranë i pasi Samit që realizohet jashtë kufijve të BE-së, që na bën krenar dhe na jep mundësinë që të shprehim kënaqësinë tonë si vend pritës duke shfaqur gjithë mundësinë e mikpritjes shqiptare.

Kemi folur edhe për situatën në rajon, për domosdoshmërinë e një ecje të përbashkët të vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar kapacitetet e procesit të Berlinit, kemi folur dhe për atë që sipas meje është risia sipas meje prej vitesh që nuk ka ardhur ne Tiranë thjeshtë për të përsëritur gjëra e njohura por edhe një plan të ri për Ballkanin Perëndimor për të ecur më shpejt drejt Bashkimit Evropian.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re