Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në qytetin bregdar, ku edhe u zgjodh deputet, për të inspektuar punimet për projektin Lungomare2.

Ndryshe nga herët e tjera, Rama nuk shoqërohej nga kryebashkiaku i PS, Dritan Leli

Teksa po ecte përgjatë shëtitores, kryeministri pyet përfaqësuesin e firmës lidhur më ndërtimin e një fushe basketbolli dhe disa investime të tjera, që duhen përfunduar para nisjes së sezonit turistik.

Në këtë moment, Kryeministri sulmoi hapur kryebashkiakun Leli dhe punonjësit e tij, duke i quajtur “të vdekur”, ndërsa këshillon drejtuesin e firmës të mos presë udhëzimet e bashkisë, por të vijojë intensivisht i pavarur punën.

“Ta bëjmë ta mbarojmë, sepse, të presësh të vdekurit e bashkisë…”, shprehet ndër të tjera Rama, duke konfirmuar kështu humbjen e besimit dhe krisjen me të zgjedhurin e PS.

Kujtojmë se Dritan Leli është shkarkuar nga funksionet që mbante në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të Vlorës.

Vendimi për shrkkimin e tij është marrë vetëm pak ditë pasi Leli rezuzoi të jepte dorëheqjen si kryetar bashkie dhe t’i bashkohej listës së kandidatëve socialistë për qarkun e Vlorës.

Pavarësisht moskandidimit të Lelit, PS në Vlorë arriti objektivin e saj, duke fituar 8 mandate. Sipas të dhënave zyrtare, PS në Vlorë mori 59023 vota, kundrejt 32128 të grumbulluara nga PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re