Kryeministri Edi Rama deklaroi në parlament se përfshirja e ambasadorëve në reformën zgjedhore është lojë e PD, e imponuar nga lidhjet e saj në Bundestagun Gjerman.

“Më vjen keq, mua dhe shumë njerëzve që në vitin 2020 kemi nevojë për ambasadorë që shkojnë e vijnë dhe bëjnë përkthyesin dhe lehtësojnë komunikimin. Një fatkeqësi që tregon shumë, por s’i kam kërkuar unë ambasadorët, por meqë të tjerët e kishin të pamundur të uleshin shqiptarë me shqiptarë, ishin të gatshëm të uleshin me tri palë, shqip-shqip. U jam mirënjohës ambasadorëve që dalin nga puna e tyre dhe shohin ping-pongun shqiptar. Ping-pong pa top. Kjo është e vërteta”

Sipas kryeministrit kjo është hera e parë që BE ndërhyn në politikën e brendshme.

“Për herë të parë, BE ndërhyn në politikën e brendshme. Falë baltës dhe sherrit, dhe rrëmujës që u stimulua nga pala që mungon këtu sot, imponoi sot me lidhjet e saj në Bundestagun gjerman, sot këtë axhendë. S’ka problem. Në draftin e Bundestagut, në variantin e parë ishte konsesusi dhe është hequr konsesusi për të mos regjistruar probleme. Korniza e vendosur është shumë e qartë. Në rekomandimet thuhet: Një reformë zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të ODIHR, e miratuar në parlament. Pra, rekomandimet janë baza. Mbi këtë bazë, gjykimi mund të bëhet nga ekspertët, dhe votohet në kuvend nga të gjitha rastet, nëse dikush tenton ta bllokojë. Megjithatë, falë punës së Damianit dhe grupit, ne s’erdhëm këtu në kuvend e të thonim ejani ta votojmë. Sepse konsideruam më të rëndësishme që të prisnim. Një shpresë që unë se kam patur kurrë. Sepse e di unë, dhe shumica e shqiptarëve që s’ua ha qeni shkopin dhe menduam të presim. Vazhdoi puna dhe u la afati 31 maj. Sepse Kuvendi duhet të ketë kohë për shqyrtim. 31 maji s’solli rezultat. Më vjen keq, mua dhe shumë njerëzve që në vitin 2020 kemi nevojë për ambasadorë që shkojnë e vijnë dhe bëjnë përkthyesin dhe lehtësojnë komunikimin. Një fatkeqësi që tregon shumë, por s’i kam kërkuar unë ambasadorët, por meqë të tjerët e kishin të pamundur të uleshin shqiptarë me shqiptarë, ishin të gatshëm të uleshin me tri palë, shqip-shqip. U jam mirënjohës ambasadorëve që dalin nga puna e tyre dhe shohin ping-pongun shqiptar. Ping-pong pa top. Kjo është e vërteta”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re