Vendimet për fashat orare dhe rregullat e karantinës në këtë kohë krize nuk janë marrë nga kryeministri Edi Rama personalisht, por nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu ka deklaruar vetë Rama i pranishëm tek “Abc-ja e mëngjesit” këtë të mërkurë.

Rama u shpreh se vendimet merren nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlu pasi janë diskutuar me Komitetin e Ekspertëve.

Edi Rama u shpreh: Asnjë vendim nuk e kam marrë unë, janë të marra nga autoriteti përkatës që është ministria e Shëndetësisë, ministrja e cila vendimet i merr mbi bazën e asaj që diskutohet dhe çfarë vendoset në Komitetin e Ekspertëve.

Ndërsa Rama shton se vendimet thjesht bëhen publike nga vetë ai pasi ka një numër të madh ndjekësish në Facebook.

Edi Rama: Unë i kam bërë publike duke shfrytëzuar një instrument që është faqja ime ne Facebook se ka një shikueshmeri të lartë dhe bën që njerëzit të informohen më mirë më shpejt se ç’mund të bëjë një faqe apo uebsajt.

Sa i përket komitetit të ekspertëve Rama thotë se diskuton në mënyrë sistematike me ta dhe se janë figura të njohura të fushës, por nuk pranon të tregojë emrin e kryetarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re