Në përfundim të konferencës për mediat për 2021, kreu i qeverisë Edi Rama kishte një urim për kundërshtarët e tij politikë, përkatësisht, Ilir Meta, Sali Berisha e Lulzim Basha.

“Politikisht i uroj të shkojnë në shtëpi të gjithë, po e di që urimi do bjerë në vesh të shurdhër, ndaj s më mbetet t’i uroj shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri tjetri jo nga shëndeti. Shëndetin ta kenë për vete, ca bëjnë me njëri tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar.” u shpreh Rama sa i takon vetes, pyetur nga mediat, tha se nuk e ka arritur stadin që të flass në vetën e tretë.

“Nuk e kam arritur stadin që të flas në vetën e tretë. E keni dëgjuar atë ‘Presidenti i Republikës ka vendosur …”,  ditën që do e arrij ju kërkoj të çoheni e të thoni ‘ik në shpi se nuk jam mirë’. Bonaparti e përdorte këtë, po ishte Bonaparti.

Njëri thotë “Presidenti ka vendosur.. “ Tjetri ‘ E ka thënë Sali Berisha.. “. Një tjetër thotë “Kur e thotë Lulzim Basha ndajeni mendjen se kjo është e vërteta.” Nuk ka ardh dita që ti coj kartolina vetes.’ u shpreh Rama.

Mes të tjerash Rama iu kundërvu disa lajmeve në media se ka kërcënuar me burg drejtues mediash sa i takon çështjes së pagave për gazetarët. “Do të kërkoj një ndjesë të sinqertë, por një media që nxjerr këtë titull direkt live që: Edi Rama kërcënon me burg drejtuesit e mediave. S’ju përgjigjem. S’ju vë fajin juve. Kjo është liria. Por ky është mesazhi im? Që do të futen në burg drejtuesit e mediave?!

Çfarë do lloj gjejë të thojë prokuroria për mua, unë jam në dispozicion. Nuk jam nga ata që flasin në vetë të tretë dhe që bëjnë monologje se sa të pastër janë. I shmangen prokurorisë me forcë apo dhe kartela mjekësore. (Teshtin një gazetar) ishte domethënës për fundin e vitit. Faleminderit juve shumë për të gjithë durimin.

Juve jua qaj hallin realisht pasi nuk kemi mundësi që të bëni një gjë tjetër kur unë mbaj fjalime të gjata. Nuk dilni dot as nga dhoma tjetër kur jam në tv, apo të fikni figurën, por rrini këtu dhe dëgjoni. Se ka fajin vajza këtu se ata na ndjekin nga penxherja. Ju jeni viktimat për t’u admiruar për vuajtjet që dëgjoni fjalimet e mija të gjata. Ju falënderoj dhe ju kërkoj ndjesë. Shpresoj që sot e kisha më të shkurtër fjalimin hyrës.”, përfundoi Rama konferencën për shtyp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re