Erges Eskiu, anëtar i kryesisë së PD-së i ftuar në Fax News ka komentuar propozimin e PS-së, Bajram Begajn si kandidat për President të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Eskiu tha se Alibeaj u përdor nga Rama në procesin të cilin e etiketoi si “farsë” në mënyrë që kryeministri t’i “mbyllë gojën” ndërkombëtarëve. Eskiu theksoi se Rama tashmë do të zgjedhë një president që ta ketë nën kontroll dhe në këtë mënyrë sipas tij mund të grabitë lehtësisht tokat e ushtrisë për interesat e tij personale.

“Në këtë situatë ku është Shqipëria, kushdo kush të shkonte në postin e Prtesidentit do të ishte një Kukull e Ramës. Janë manovra që Rama i lëviz sipas interesit të vet dhe unë e shikoj si nj person të përulur dhe i kompleksuar. Nuk ka fizionomi që të ruajë balancat, nuk kontrollonj dot qeverinë. Nëse Rama con ndomnjë ligjh në presidencë askush nuk e kthen dhe do të kalojë pa asnjë kundërshtim.

Ligji i fundit për Butrintin presidenti meta me shumë gjasa do ta kthejë pas, por më vonë nuk do të kemi një president që të jetë kritik ndaj qeverisë shqiptare. Duke refuzuar presidenti edhe opinioni publik kërkon të informohet më shumë. Por duke kaluar këto ligje në heshtje gjithçka bëhet për interesin e Ramës. Gjasat janë për të marrë tokat e ushtrisë, Rama do të vazhdojë me privatizimin dhe hotelet e luksit që janë në pronësi të Ramës ose klientëve të Ramës. Tashmë i duhet edhe presidenti për të mos kundërshtuar për të marrë këto prona të ushtrisë shqiptare.

Realisht Alibeaj nuk përfaqësonte PD. Ai duhet të ishte serioz dhe të conte emra, mbajti një lojë që ai nuk e mbante dot. Edi Rama sot mund të thotë te ndërkombëtarët që i la opozitës 3 raundet e para por këta nuk propozuan asnjë emër. Pra Alibeaj u bë pjesë dhe u përdor në mënyrë më të shëmtuar nga Edi Rama”, tha Eskiu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re