Vetë Ramadani pohoi gatë intervistës në emisionin “Hipokrati” se e ka kaluar coronavirus që në shkurt të këtij viti se dhe në asnjë moment nuk është izoluar, as ai e as familjarët e tij.

“Unë besoj që jam infektuar po nuk e kam ndjer, gjatë muajit shkurt, kisha kollë dhe vetëm kaq. Mendoj se 70-80% e shqiptarëve e kanë kaluar, kurse statistikat botërore tregojnë se shumica e kanë kaluar këtë virus pa simptoma. Unë nuk u izolova asnjë sekond, kam pasur kontakt me njerëz të tjerë, dhe nuk kam vënë asnjëherë maskë. Madje dhe vajzën nuk e kam izoluar, e kam marrë me vete në supermarket. Kam dëgjuar komente se si po e lejoj vajzën të shkoj në supermarket. Por unë duke e ditur se si ushqehet vajza ime  dhe duke i besuar teorisë sime nuk e kam izoluar. Teoria dhe përvoja ime ishte më e fuqishme se sa shkalla e propagandës nga ana e qeverive për të më frikësuar”-u shpreh mjeku alternativ.

Sipas tij izolimi ka për të shkaktuar pasoja shumë më të rënda psikologjike se vetë virusi.

“Maskat që na vunë ishin në mënyrë metaforike për të na mbyllur gojën por jo për efekt mbrojtës, ka shumë studime shkencore që tregojnë që maskat ishin të pakuptimta. Edhe respiratoret i vranë njerëzit dhe nuk u përdorën për tu shpëtuar, respiratori krijon presion në mushkri dhe i mbyt pacientët. Vaksinë-virus-respirator të tre këto komponent krijuan në mendjen tonë frikën. Izolimi ka për të na lënë pasoja të rënda psikologjike. 70% e vdekjeve që kanë ardh kanë qenë si pasojë e izolimit në këtë periudhë. Stresi, ankthi dhe pasiguria jonë për një valë të dytë infektimi po përdoren në mënyrë dashakaqe”.

Hetem Ramadani është njeriu që ka bërë kapërcime të jashtëzakonshme në jetë. Pasi shënoi arritje rekord në fushën e biznesit, ai ndryshoi tërësisht stilin e jetës dhe regjimin, ka mundur të vetëshërohet dhe të shërojë, duke përjashtuar çdolloj mjeti të mjekësisë konvencionale dhe është i pari që ka përcjellë në Shqipëri dhe Kosovë meditimin transhendental, duke sjellë mësuesit më të mirë të meditimit nga shkolla e Maharishit. Krahas meditimit, Hetem Ramadani u përfshi në fushën e studimeve shkencore të mjekësisë. Pas dekadash të tëra studime, mbi libra e kërkime shkencore, ai sot ka arritur në një përfundim, i cili hedh poshtë shumë teori të mjekësisë konvencionale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re