Skip to content

Ramallah/ Varroset 13-vjeçari palestinez i vrarë nga forcat izraelite

Në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të okupuar sot është bërë varrimi i një djali 13-vjeçar, i cili u plagos të premten nga forcat izraelite, ndërsa më pas ndërroi jetë në spital.

Pas faljes së namazit të xhenazes, djaloshi Ali Abu Aliyye u varros në një varrezë në fshatin El-Mugayyer.

Në namazin e xhenazes morën pjesë një numër i madh njerëzish që mbanin flamuj palestinezë dhe bërtisnin parulla kundër Izraelit. Në një moment, shpërthyen incidente midis palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë të cilët ngritën një pikë kontrolli në hyrje të fshatit. Ushtarët izraelitë ndërhynë me shok-bomba dhe gaz lotsjellës.

Djaloshi 13-vjeçar palestinez, i cili u plagos të premten nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, ndërroi jetë më vonë në spital.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë tha se Ali Abu Aliyye, i cili u plagos në bark kur forcat izraelite hapën zjarr në fshatin El-Mugayyer afër qytetit Ramallah, ndërroi jetë në spitalin ku ai pranoi trajtim.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite pretendon se gjatë ndërhyrjes së tyre gjatë demonstratave në fshatin El-Mugayyer, nuk u përdor asnjë plumb.

Palestinezët organizuan demonstrata në fshatin Al-Mugayyer pas faljes së namazit të xhumasë duke protestuar kundër planit izraelit për të ndërtuar një vendbanim të ri ilegal hebre në këtë zonë.

Burimet palestineze pretendojnë se forcat izraelite ndërhynë gjatë protestës dhe plagosën djaloshin Aliyye me plumba të vërtetë, ndërsa katër palestinezë të tjerë u plagosën me plumba gome.