Lideri demokrat Basha akuzoi kyeministrin Rama, duke thene se ai eshte fajtor për rrënimin ekonomik si dhe për rritjen deri ne 80% të borxhit publik.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Basha thote  se Rama po i  jep nje goditje fatale ekonomisë dhe po rëndon cdo ditë e më shumë qytetarët me këtë borxh.

Ai nenvizon se sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe po mbijetojne në kufirin e varfërisë. Nga ana tjeter, rama po ndihmon oligarkët dhe borxhi publik po mbush xhepat e tyre dhe te kryeministrit.

RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re