Lideri demokrat Basha akuzoi kyeministrin Rama, duke thene se ai eshte fajtor për rrënimin ekonomik si dhe për rritjen deri ne 80% të borxhit publik.
Ne nje postim ne rrjetet sociale, Basha thote se Rama po i jep nje goditje fatale ekonomisë dhe po rëndon cdo ditë e më shumë qytetarët me këtë borxh.
Ai nenvizon se sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe po mbijetojne në kufirin e varfërisë. Nga ana tjeter, rama po ndihmon oligarkët dhe borxhi publik po mbush xhepat e tyre dhe te kryeministrit.
RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale. Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira. Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.