Për palestinezët në veçanti, por dhe për çdo musliman në përgjithësi, një iftar rreth Xhamisë Al Aksa është një përjetim i veçantë ngazëllyes.

Kjo xhami, ky kult besimi, është vendi i tretë i shenjtë i botës islame, ama nën okupimin izraelit.

Ndaj aty nuk ka vetëm ushtrim besimi por dhe rezistencë ndaj një pushtuesi, deri dhe mizor në shumë raste.

Megjithatë, palestinezët vijojnë të jenë sfidues të këtij realiteti dhe vijojnë të jetojnë ngushtësisht me Al Aksa-në, aq më tepër në Ramazan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re