Skip to content

Ramazani: rikthimi shkëlqimtar i një xhamie unike

01260c5a 1273 45cd be31 a77e34296f46

Deri dje ishte në një rrënim të plotë. Por vitet e fundit, falë një ndërhyrjeje restauruese fondamentale, është rikthyer plot shkëlqim.

Është fjala për një ndër xhamitë më të vjetra në Shqipëri, më të hijshme njëkohësisht, dhe me emrin më unik, xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë.13c793a3 c5bc 4d0d 86c9 6c9d29974d9e

Ky Ramazan shënoi për të kthimin në funksion të plotë, duke mos mbetur thjesht muzeal, siç ishte për shumë vite, njëherësh në degradim e pa funksionin bazë, adhurimin e Zotit, pra faljen e namazeve ditore.

Për një muaj rresht, aty u shtruan pothuajse iftare të natëpërnatshme, pasuar nga falja e teravive.

Po ashtu, që nga përfundimi i restaurimit, ajo është dyerhapur për namazet ditore.

Jashtë dhe brenda shkëlqen, si estetikisht e si funksionalisht. Kjo ka bërë që banorë të atyshëm, të fshatit Rusan, të afrohen dhe më shumë me këtë monument të rrallë të trashëgimisë fetare të zonës, për t’u bërë pjesë e natyrshme e saj, si besimtarë të rregullt.

U pa kjo pikërisht këtë Ramazan, ku iftaret financoheshin dhe organizoheshin prej tyre.

blog gjin2 1

gjin aleksi

Por ky efekt fetar do ishte i pamundur pa restaurimin cilësor që iu bë, ku njeriu kryesor që udhëhoqi punimet dhe që u përkujdes për to qe restauruesi elbasanlli Enver Samuri, dikur imam në Sarandë. /tesheshi.com/