Kreu i PD, Lulzim Basha u premtoi kuksianëve se në javën e parë që do vijë në pushtet do heq traun në Rrugën e Kombit.

Basha u shprehu mirënjohjen banorëve të Kukësit që sipas tij refuzuan masivisht regjimin e Edi Ramës më 30 qershor.

Nga Kukësi, kreu i opzitës tha se kuksianët i prinë betejës për liri dhe demokraci.

Lulzim Basha: “Dua ti shpreh gjithë kuksianëve mirënjohjen tim të jashtëzakonshme në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës për refuzimin masiv që i bënë regjimit të Edi Ramës më 30 qershor.

Kukësi i ka prirë betejës për liri dhe demokraci, për mundësi të barabarta në ligj për çdo qytetar, revoltën kundër taksës së rrugës. Dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet. Sikundër i kam kërkuar të gjitha strukturave të PD të bëhen gati që bashku me qytetarët e Kukësit, të gjithë qytetarët shqiptarë ta kthejmë shumicën ‘Rama ik’ të 30 qershorit me shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar.

Për ti dhënë fund emigracionit të kurbetit që po e tret Kukësin, për ti kthyer pasuritë e shqiptarëve, rrugët, bregdetin, minierat, pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi të bekuar nga Zoti në funksion të mirëqenies dhe punësimi të shqiptarëve. Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi i kuksianëve, mirëqenia e kuksianëve janë objektivi më madhor i PD dhe i imi personalisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re