Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku një grup shqiptarësh e presin jashtë godinës së Bashkimit Europian, në Luksemburg.

“KRENAR PËR SHQIPËRINË🇦🇱🦅🇪🇺

*në dalje të godinës së Bashkimit Europian në Luksemburg”, shkruan Rama.

Kujtojmë se sot Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, në Luksemburg, e vlerësoi si historik këtë moment.

“Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gurthemel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko