Skip to content

“Ramës i ka hyrë ‘lepuri në bark’! Iku me vrap sa pa protestuesit”/ Aktivisti: Sot u bastis shtëpia e Ronit, shpejt shtëpia e kryeministrit! Në 8 tetor, me mijëra në Tiranë

Capture 33

Vijojnë të mbahen fjalimet në ditën e 125 të protestës para Kryeministrisë.

Një nga protestuesit u shpreh se kreu i qeverisë është larguar me shpejtësi së bashku me eskortën e tij, sapo pa protestuesit që po mblidheshin.

“Pak më parë ndërkohë që kryeministri në ikje ishte pranë zyrës, iku i tmerruar me eskortën e vet, nga frika e popullit protestues. I ka hyrë lepuri në bark”, tha ai.

Aktivisti bëri thirrje për bashkim të protestuesve, duke paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për përçarje.

“Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. Kush provokon bën lojën e Ramës. O jeni me protestën, o jeni me pushtetin”, u shpreh ai.

Në vijim, ai kritikoi qeverisjen e Ramës për politikat urbane dhe ndërtimet në Tiranë, duke deklaruar se “i vetmi plan i Ramës është ndërtimi i kullave”.

Aktivisti iu referua edhe kontrolleve të SPAK në banesën e Ron Yeffet, duke e lidhur zhvillimin me presionin e protestave dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

“SPAK ka kontrolluar banesën e Yeffet. Kjo i vjen jo vetëm nga protesta, por edhe nga aleati SHBA. U bastis shtëpia e Ronit, së shpejti do bastiset shtëpia e Ramës”, deklaroi ai.

Në fund, aktivisti njoftoi për një tjetër protestë më 8 tetor në Tiranë, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive. Ai përmendi gjithashtu se më 8 tetor në Kuvend pritet të votohet reforma territorial ndaj kërkoi pjesëmarrje aktive.