Skip to content

Ramës i tha “Jo” mikja e ngushtë/ Mesila Doda për integrimin e Shqipërisë në BE: Kryeministri del me vetëdije kundër kushteve, arrin marrëveshje dhe i gris pas një muaji

Ish-deputetja Mesila Doda ishte e ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News ku foli rreth “Jo”-së që  Gjermania dha për integrimin e Shqipërisë në BE. Ndonëse Rama e ka cilësuar shpesh herë ‘mike të ngushtë’, kancelaren Merkel, Doda thotë se bëhet fjalë thjesht për partneritet të caktuar, jo për miqësi.

Doda theksoi se Rama me vetëdije ka dalë kundër kushteve dhe këtu i referohet Reformës Zgjedhore, për të cilën thotë se u arrit një konsensus që u gris një muaj më vonë.

“E para, këto miqësitë e ngushta në politikë duhet të jemi të kujdesshëm dhe seriozë kur flasim. Nuk ka miqësi, ka partneritete të caktuara dhe sigurisht që shteti gjerman ka qenë më i kujdesshëm dhe përgjegjës për stabilitetin në rajon dhe Europë. Sa i përket mënyrës si e ka shitur dhe vëmendjes që ka patur kancelarja ndaj zhvillimeve në Ballkan dhe në Shqipëri, di të them që hyn në ato lojërat e vogla të tij që tani nuk bëjnë për të qeshur më askënd. Ndaj të jemi seriozë kur flasim. Sigurisht që ka pasur një vëmendje shumë të madhe të zonjës Merkel për Ballkanin duke pasur parasysh gjithë ekuilibrat e brishtë që janë dhe që integrimi i tyre në BE do të thoshte dhe më shumë stabilitet për të gjithë kontinentin.

Neve, nëse fillojmë dhe e shohim ecurinë e këtyre viteve, e lamë në 2013 me 8 kushte që ishin vënë. Sot kanë shkuar 15 kushte. Ai me vetëdije i shkon kundër kushteve. Një nga kushtet kryesore ishte reformë konsensuale. U arrit një konsensus dhe u gris një muaj më vonë. U shqye një muaj më vonë duke grisur Kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Këtu parakalohet dëshira e njerëzve, opozita, përdoren një tufë me mjeranë që kanë mbetur në Parlament. Ai parlament ka vota legjitime shumë më pak se c’do të duheshin. Në këtë situatë, jo vetëm që është situatë alarmi por do të duheshin të përdoreshin të gjitha armët, të gjitha mënyrat për të shporrur një person që ka uzurpuar pushtetin dhe po e mban me dhunë, me shpërdorim mediash, njerëzish, duke u përpjekur që të përdorë pandeminë politikisht”, tha Doda.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb