Skip to content

Ramës nuk i ndahet Andi Bushatit: Më del natën nëpër prita me…

Në konferencën e sotme për shtyp kryeministri nuk ka ngurruar që të sulmojë jo vetëm opozitën, por edhe analistët e medias.

Në shigjetimet e kryeministrit ka qenë pikërisht analisti Andi Bushati, i cili e ka etiketuar si një person që mezi pret që ta sulmojë pa asnjë bazë për shifrat e ekonomisë.

“Janë disa njerëz që më dalin netëve, nëpër prita me lapsa në dorë dhe dalin nëpër emisione dhe më tregojë raporte dhe përralla mu nëpër emisione e studio”, deklaroi Rama.

Edhe pse nuk i përmendi emri, bëhet fjalë pikërisht për analistin Andi Bushati për të cilin ka pasur debate të shumta në emisionin “Open” në Top Channel të Eni Vasilit. Mes tyre pati dhe përplasje të forta dhe shkëmbime akuzash të ndërsjella.

/shqip