Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar takimin me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Prishtinë.

Ka qenë vet Haradianaj që ka treguar se pse ka refuzuar takimin kokë më kokë me liderin shqiptar, ndërsa theksoi se nuk do të kishte logjikë që ata të takoheshin, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha ai në Debat Plus.

Haradinja thotë se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.
“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Gjatë vizitës në Kosovë, Rama zhvilloi takime me Hashim Thaçin, Albin Kurtin, Kadri Veselin, Fatmir Limajn dhe Vjosa Osmanin.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re