Kryeministri Haradinaj edhe pse në opinion përceptohet si i “fortë”, kjo për shkak se njihet ndër komandatët më të dalluar në luftën e fundit, ministrat e kabinetit të tij kanë nisur të shpërfillin urdhërat e tij.

Mbledhja e rregullt e qeverisë e paraparë të mbahet sot nga ora 14:00 ka dështuar pasi munguan një numër i madh i ministrave. Kjo e nervozoi jo pak Haradinajn i cili paralajmëroi ndëshkim.

“Po shprehi mospajtim me faktin që s’ka kurom. E di që kanë angazhime, por mbledhja e qeverisë duhet të ketë prioritet. Do të bisedoj me partnerët e koalicionit për t’i shkarkuar nëse ata mungojnë”, tha Haradinaj.

Ai u tregua pak më i ashpër me ministrin e ri të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

“Ai sapo është emëruar në këtë pozitë dhe nuk e di si ia jep vetës këtë të drejtë të mungoj”, theksoi Haradinaj.

Kujtojmë se për mungesë kuorumi shpeshherë edhe Kuvendi i Kosovës nuk po arrinë të miratoi ligjet, çka ka sjellë reagim jo vetëm të kryekuvendarit Kadri Veseli që ka paralajmëruar ndaljen e meditjeve, por edhe të shoqërisë civile.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re