Skip to content

Raportet: 39 personat e gjetur në kamion ishin të gjithë kinezë

db9cae39edd84462aaf14a460264d3d5 18

39 emigrantët e gjetur të vdekur në një rimorkio të dërguar nga Belgjika në Britani ishin të gjithë shtetas kinezë, thanë raportet e mediave ndërkombëtare.

Transmetuesit BBC, ITV dhe Sky News të gjithë raportuan kombësinë e viktimave si kineze, duke cituar burime të paidentifikuara.

Policia britanike tha më parë se ishin duke u përpjekur për të zbuluar identitetin e emigrantëve t pajetë të cilët u zbuluan brenda një rimorkioje-frigorifer në një zonë industriale jo larg Londrës.

Prokurorët belgë konfirmuan që kontejneri u dërgua nga porti Zeebrugge. Policia e Essex po merr në pyetje një burrë 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut i cili u arrestua me dyshimin e vrasjes pasi 39 trup at u gjetën mëngjesin e së mërkurës.

Kujtojmë se edhe në vitin 2000, 58 kinezë ishin gjetur të pajetë në një kamion në portin anglez të Doverit. Ata kishin humbur jetën si pasojë e mungesës së ajrit.