Ushtria izraelite ka ndërprerë sulmet ajrore në Gaza, bëjnë me dije liderët palestinezë, të cilët njoftojnë se është arritur një marrëveshje armëpushimi.

Vendimi vjen pas dy ditësh luftime me pasojë humbje jete dhe shkatërrime të mëtejshme në rajonin e izoluar. Lajmin e njofton Reuters, megjithëse pala izraelite nuk ka komentuar mbi këto raporte.

Zyrtarët palestinezë njoftojnë për 23 viktima nga radhët e palestinezëve, përfshirë dy gra shtatzëna dhe dy foshnje. AFP raporton se 4 izraelitë janë vrarë po ashtu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re