Në kushte normale do të mendohej se kanë shumë imagjinatë, por duke i parë rrethanat, mbetet të hapim veshët.

Mediat serbe po shkruajnë se Presidenti amerikan, Donald Trump ka premtuar një “pako dhuratash” për Serbinë, në kompensim të pajtimit me Kosovën.

Zërat janë shtuar se pas takimit të presidentit serbe Aleksandar Vuçiç me sekretarin amerikan Mike Pompeo, Vucic ka nisur të “ligështohet” lidhur me qëndrimet e tij mbi Kosovën.

Madje mediumi serb “Informer” po pretendon se dhuratat amerikane për pajtimin e Serbisë janë 10 milionë dollarë, 14 avionë luftarak F-14, si dhe garancia për anëtarësim të plotë në BE më së largu deri në vitin 2024.

Ky mund të krahasohet lirisht me planin “Marshall” pas luftës së dytë botërore.

Plani Marshall (Programi i Rimëkëmbjes Evropiane ishte një iniciativë amerikane e miratuar në vitin 1948 për të ndihmuar Evropën Perëndimore, ku Shtetet e Bashkuara dhanë mbi 12 miliardë dollarë (të barasvlershme me 100 miliardë dollarë të sotëm) në ndihmë ekonomike për të ndihmuar rindërtimin e Evropës Perëndimore.

Përfituesi më i madh i parave të Marshall Planit ishte Mbretëria e Bashkuar (duke marrë rreth 26% të totalit), e ndjekur nga Franca (18%) dhe Gjermania Perëndimore (11%).

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re