Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, është shprehur se raportet mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Edi Ramës dhe Albin Kurtit, janë përkeqësuar kohët e fundit.

syle ukshini

Komentet Ukshini i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është edhe më ekstreme në qëndrimet e saj ndaj Ramës.

Ai tha se personi që mund të gjente një gjuhë komunikimi me autoritetet shqiptare është Glauk Konjufca, i cili sipas tij, njihet për gjuhën e butë dhe stilin e komunikimit.

“Mund të jetë duke luajtur rolin e Vuçiç. Më prisni edhe pak javë që të vendos sanksione ndaj Rusisë. Edhe Rama është dashur, përpos komunikimit që ka pasur me Kurtin në telefon, të mos dalë hapur ndaj qeverisë për shkak se mund të krijojë situatë të palakmueshme për vetë Ramën.

Dua të besoj, që pozicioni ose qëndrimi ka ardhur si vend aspirant për në BE. Por mund të kishte pasur hapësirë për të gjetur një qëndrim të mesëm dhe jo të dilte kaq hapur. Duhet të dimë prapaskenat e negociatave të Kurtit e Ramës për anulimin e mbledhjes së qeverive. Shumë njerëz i ka pikëlluar.

Tani raportet janë ftohur raportet mes Ramës dhe Kurtit, ne kemi edhe një Presidente që është akoma më ekstreme kundër Ramës. S’kemi faktor të dytë që amortizon këtë situatë. Ndoshta në këtë moment personi i duhur që mund të komunikonte dhe të gjente gjurmë është Konjufca, njihet për gjuhën e butë dhe stilin e komunikimit. Do ishte figura kyçe që do mund të negocionte.

Qeveria nuk duhet të dorëhiqet, duhet ta vazhdojë në punën dhe duhet të thotë a është në gjendje ta implementojë asociacionin. Kurti dëshiron që ose ta refuzojë ose ta ndërlidhë me njohje. E vështirë të thuhet a ka mbështetje të qytetarëve, por ata e sollën në pushtet”, u shpreh Ukshini.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re