Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se raportet politike me Monika Kryemadhin nuk janë të mira. Sipas tij, këto raporte janë tronditur pas djegies së mandateve.

Po ashtu, Meta tha se Kryemadhi vazhdon të jetë anëtarë kryesie e Partisë së Lirisë dhe deputetë e qarkut të Fierit.

Sipas tij, kur LSI që drejtohej me Monika Kryemadhin i la parlamentin Edi Ramës.

“Raporti im politik me Monika Kryemadhin nuk është i mirë.  Raporti është tronditur thellë për arsye se në politikë bëhen gabime, por ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Ti lësh parlamentin një të marri?! Raportet politike kanë pësuar një tronditje të madhe. Ajo është anëtare kryesore, deputetet e Fierit, kishte angazhime të tjera”, tha Meta në Opinion.

Pyetje: Çfarë po ndodh ndaj jush dhe zonjës Kryemadhi?

Meta: Asgjë, ca di ti?

Pyetje: Kam të dhëna që jeni treguar shumë agresiv ndaj saj dhe disa personave të tjerë në parti, që duhet të largohen nga partia….

Meta: Asnjë nuk është larguar.

Pyetje: Raporti juaj është i mirë?

Meta: Raporti im politik nuk është i mirë, zonja Kryemadhi ka kontribute të jashtëzakonshme deri ditën që ajo ka vendosur për djegien e mandateve. raportet tona politike që nga ai moment kanë pësuar një tronditje të madhe.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re