Skip to content

Raporti: Dyfishohet numri i viktimave në Moskë gjatë muajit prill

Numri i viktimave në Moskë gjatë muajit prill është dyfish më i lartë seç ishte  raportuar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë autoritetet ruse.

Departamenti i shëndetit të qytetit ka deklaruar se 1.561 njerëz humbën jetën nga koronavirusi- jo 639 siç u raportua fillimisht.

Rusia ka konfirmuar  380,000 raste me COVID-19, numri i tretë më i lartë në botë pas SHBA dhe Brazilit.

Përkundër kësaj, numri zyrtar i vdekjeve zyrtare në Rusi është 4,142.