Europol publikoi një raport të detajuar mbi krimin kibernetik dhe evoluimin e tij gjatë kohës së pandemisë. I titulluar kërcënimi nga krimi i organizuar në internet, në raport përmenden disa nga ndryshimet që grupet kriminale po përdorin në këtë fushë.

Pandemia, si një nga faktorët kryesorë që ka bërë që shumica e kompanive të aplikojnë punën nga shtëpia, ka nxjerrë në pah disa probleme madhore mes të cilëve abuzimi seksual i fëmijëve.

Sipas raportit përgjatë kësaj periudhe faqet online të cilat transmetojnë në kohë reale abuzime seksuale me të mitur janë dyfishuar duke bërë që autoritetet ligjzbatuese ta kenë thuajse të pamundur për t’i identifikuar.

Diçka e tillë ndodhi kur vendet e Bashkimit Evropian aplikuan mbylljen totale të aktiviteteve, por edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Krimi kibernetik njohu rritje të menjëhershme.

Një tjetër pikë është dhe përdorimi personal i rrjetit për të shantazhuar persona të ndryshëm nëse ata nuk paguajnë. Rritje njohu dhe kjo formë e krimit ku nëpërmjet marrjes së të dhënave personale të dikujt kriminelët mund të shantazhojnë në dhënien e parave.

Përdorimi i platformës “Encrochat”, gjithashtu, ka mundësuar grupet kriminale të flasin lirshëm mes tyre. Europol nisi një hetim për këtë platformë komunikimi ndërsa tashmë ka arritur të hyjë në sistem dhe të bëjë zbardhjen e të gjitha bisedave.

Në raport thuhet se shumë shpejt grupet kriminale do arrijnë të hakojnë dhe zërin biometrik për të siguruar të dhëna deri te kartat e kreditit apo dhe krime të tjera që kanë të bëjnë me lundrimin në internet.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re