Skip to content

“Raporti Evropian i Aksidenteve”/ Formulari për dëmshpërblime deri në 30 mijë lekë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar “Raportin Evropian të Aksidenteve”, dokument i cili përdoret në rast të shkaktimit të aksidenteve në trafikun rrugor.

 

Ky formular do të nënshkruhet nga drejtuesit e automjeteve që përfshihen në aksidenti dhe do të përdoret për dëmshpërblimin e shpejtë në rast të aksidenteve rrugore nëse ka dëme ndaj pronës, të cilat konsiderohen në vlerë deri 30 mijë lekë.

 

Ky dokument  duhet të depozitohet brenda pesë ditëve nga data e aksidentit tek siguruesi përgjegjës.

 

Në rast se dikush ka humbur jetën apo është lënduar, duhet të njoftohen Institucionet Shëndetësore dhe Policia e Shtetit.