&Presidenti amerikan Donald Trump ishte i bindur se emërimi i një prokurori të posaçëm për të hetuar përfshirjen e mundshme ruse në zgjedhjet në vitin 2016, do të thotë fundi i mandatit të tij presidencial – kjo, sipas një raporti nga prokurori special Robert Mueller i cili gjeti se fushata e Trump nuk ishte e lidhur me Rusinë, duke e nxjerrë përfundimisht të pastërt presidentin nga çdo lloj hijeje implikimi në fitoren e tij.Në raport thuhet se, kur ish-Kryeprokurori i Shtetit Jeff Sessions informoi Trump rreth Mueller dhe  emërimit të tij në maj 2017, presidenti u ul në karrige e tij dhe tha:

“Oh Zoti, kjo është e tmerrshme. Ky është fundi i mandatit tim. Unë jam vetëm…”

Pastaj Tramp i është drejtuar Sessions, të cilin e sulmoi me muaj për t’u tërhequr nga hetimi i Rusisë: “Si mund ta lejonit që të ndodhte kjo, Jeff?”, dhe i ka thënë atij se ishte i zhgënjyer.Sessions, i cili dha dorëheqjen në nëntor, kujton se Trump i ka thënë: “ti duhet të më kishe mbrojtur”, ose diçka të tillë – vëren raporti.Presidenti republikan sulmoi hetimin që kur ai mori detyrën në janar të vitit 2017, duke e shpallur atë si një gjueti shtrigash. “Gjithkush po më thotë se sapo të merrni një nga këto prokurorë të pavarur, ju do të shkatërroni mandatin tuaj presidencial”, ka thënë Trump.

Jo shumë orë pas publikimit të raportit që e nxorri të larë nga afera e dyshuar, Trump reagoi.Ai tha se për të dhe ekipin e tij sot është një ditë e mirë, pasi doli se nuk kishte asnjë bashkëpunim me rusët. “Nuk kishte asnjë bashkëpunim Nuk kishte asnjë pengesë”, tha Trump në Tëitter pasi raporti u bë publik.Dhe këtë e bëri duke ndarë një foto të frymëzuas nga “Game of Thrones”, ku shkruhej “Loja ka përfunduar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re