Jamal Khashoggi u vra nga një ekip saudit i vrasësve, i cili vepronte nën komandën e Princit të Kurorës Mohammed bin Salman (MBS), përfunduan agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Një raport i paklasifikuar nga inteligjenca amerikane, i lëshuar të premten, konfirmon për herë të parë se çfarë roli, sipas bindjes së radhëve kryesore të inteligjencës amerikane, sundimtari de facto i Mbretërisë saudite luajti në vrasjen e gazetarit të Washington Post në 2018.

Reuters raporton se MBS “miratoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi”, duke cituar raportin, duke shtuar se njoftimi i tij u bë “në një mënyrë për të zbutur dëmtimin e marrëdhënieve SHBA-Saudite“.

“Ne vlerësojmë se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka miratuar një operacion në Stamboll (Turqi) për kapjen ose vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi,” i tha Reuters-it një raport nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA.

“Ne e bazojmë këtë vlerësim në kontrollin e Princit të Kurorës mbi vendimmarrjen e Mbretërisë, përfshirjen e drejtpërdrejtë të këshilltarit kryesor dhe rojes së sigurisë së Mohammed bin Salman në operacion dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit, përfshirë Khashoggi”

Vonesa e raportit

Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka vonuar botimin e raportit të shumëpritur, edhe pse Kongresi në vitin 2019 miratoi një ligj që kërkonte publikimin e tij.

Khashoggi, një kolumnist për gazetën amerikane Washington Post dhe një kritik i zëshëm i qeverisë saudite, u vra në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018.

Zyrtarët sauditë kanë mohuar që MBS të ketë pasur ndonjë rol në vrasje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re