Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga Komisioni i Ekonomisë ka komentuar raportin e AMF-së për vitin 2022 lidhur me sigurimet shoqërore ku tha se tregu i kësaj të fundit ka pasur rritje të ngadalësuar.

Tabaku tha se nga ana e qeverisë dhe këtij institucioni nuk ka nxitje për sigurimin e jetës dhe atyre të sigurimeve shoqërore, ku ka ngritur pyetjen se cilat janë masat që do të ndërmerren për të rregulluar këtë treg.

“Tregu i sigurimeve ka pasur një rritje të ngadalësuar, ai i investimeve ka pasur rënie po ashtu edhe i aktive të përgjithshme, vjen nga numri i anëtarëve. Nuk kam parë përpjekje për nxitjen e sigurimit të jetës dhe atyre të sigurimeve shoqërore. Tregu i sigurimeve me gjithë dinamikave dhe presioneve që ndodhin jashtë, në 10 vite nuk kanë pasur zhvillim. Cilat janë masat që janë marrë, për të nxitur sigurimin e jetës.

Cilat janë zhvillimet e fundit në lidhje me ligjin që doli pas tërmetit, të njëjtët operatorë operojnë në treg që prej vitit 2012. Një nga punonjëset e institucioneve tuaj është përfshirë kohët e fundit edhe në hetim nga prokuroria për hetimin për aferën e inceneneratorit, pastrimit të parave. Kur është larguar zonja nga pozicioni tek ju?”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re