Shqipëria renditet e para në rajon për qeverisjen dixhitale, duke lënë pas edhe disa shtete të Bashkimit Evropian. Nga 51 shtete që merr në studim raporti, vendi ynë renditet i 17.

 

Vlerësimi ka ardhur në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për vitin 2021-2022.

 

Në krahasim me vitin 2015, Shqipëria ka rikuperuar 16 pozicione në e-qeverisje dhe lë pas gjithë Ballkanin Perëndimor bashkë me disa shtete të BE-së si Gjermania, Italia, Greqia, Hungaria etj.

 

Treguesi i e-qeverisjes për të cilin është vlerësuar Shqipëria përfshin informacionin online për ligjet, nismat apo shpenzimet publike, shërbimet elektronike të disponueshme për publikun si dhe pjesëmarrja elektronike, konsultimet me palët e interesuara në lidhje me iniciativat apo projektet e reja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re