Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për zgjedhjen e emrit të ri të Presidentit dhe krizën brenda Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Shehi theksoi se mazhoranca po bën propagandë me publikimin e emrave kandidatë për të tërhequr vëmendjen e publikut nga skandalet dhe krizën e çmimeve në vendin tonë. Gjithashtu Shehi bën me dije se kriza brenda PD-së pritet të mbyllet pas datës 30 prill por në horizont nuk shikon bashkimin e madh në kampin opozitar.

“Nuk ka seriozitet për përcaktimin e presidentit, nuk ka kritere fare por propagandë e PS. Jo futni 3 emra ata janë 80 deputetë që do të jenë 200 emra që propozon PS, që nga kjo i bie vlera. Por edhe opozita nuk ka një linjë të përbashkët, ne si grup alternativ duhet të nxjerrim disa emra që të jenë të përbashkët për të gjithë opozitën që të hymë në një farë serioziteti në këtë punë që do të përcaktojmë disa kritere. Realiteti është ky që jemi në rafshin e thashethemeve, një lloj tallavaje politike. Do të presim dhe do të shikojmë ditët në vijim.

“Nuk po i jep rëndësi por i leverdis që në këtë kohë problemesh të mëdha të tërheqë vëmendjen. Shqiptarët kanë qejf të merren me thashetheme kush do të jetë, edhe meiat kanë tërhequr vëmendjen.

Mazhoranca sot ka disa vështirësi të vetat. Në vend ka një krizë të madhe, ekonomia është përtokë, Ballkani i Hapur është i dështuar plotësisht. Pamë raportin e DASH është më i zi se përherë, zotëria Rama thotë që është “copy-paste” i vitit të vjetër por edhe nëse është “copy-paste” por në realitet është “black-paste”. Ne nuk jemi në gjendje ti përgjigjemi si opozitë, raporti i DASH i bën thirrj popullit shqiptar që ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë drejtim. Nuk e di ca suksesi ka kjo qeveri që të mburret.

Opozita – Opozita të tregojnë seriozitetin e vet. Unë jam i sigurt që Rama do të zgjedhë atë që ka qejf por opozita duhet të tregojë që ndaj institucioneve të shtetit ka një tjetër përqasje. Mos tallen me institucionet, pastaj humbës apo fiton ai ka gjithë numrat për të bërë cfarë të duan. Zgjedhja e presidentit kam hall mos përdoret si vazhdimi i luftës si më parë për grupet rivale brenda PD-së.

Kriza brenda PD – Çfarë do të ndodhë më vonë është e vështirë ta gjesh pasi këta e kanë kthyer në një krizë të 2-3 vetave, por në realitet kriza është për mënyrën si është qeverisur PD gjithë këto vite me radhë. Zgjedhjet nuk janë bërë kurrë me korrektësi dhe sot jemi në të njëjtën vorbull. Grupi i Berishës është më i madhi që duan të bëjnë një Kongres siç bëri Basha në korrik një kongres, as këta nuk e bëjnë dot këtë punë. Këta mendojnë që Rithemelim është ribashkim i grupit të Berishës me grupin e vet, për të bashkuar komponentët e tjerë opozitarë. Kjo punë do të mbyllet më datën 30 prill. Do të ketë një grup më të madh përqark Berishës, por kjo është një rrugë në malore. Nuk e shikoj bashkimin e madh të demokratëve”, u shpreh Shehi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re