Sot në Faxnews ka qenë i ftuar ish-deputeti i PD Gerti Bogdani, për të folur në lidhje me raportin e DASH për Shqipërinë.

Bogdani tha se ky raport është më i keqi se ai i viteve të mëparshme.  Gjatë intervistës bogdani shtoi Rama i bëri presion të hapur SPAK që të mos merret me socialistët por me të tjerët.

Bogdani: Është qartësisht më i keq se i vitit të kaluar dhe i viteve të mëparshme, mënyra e reagimit të kryeministrit ai ka heshtur dhe e ka lënë të kalojë, por këtë herë ka reaguar duke e quajtur copy paste, fakti që ka dalë dhe ka bërë një koment të tillë, tregon se raporti është më i keqi i viteve të mëparshme.

Ky koment i kryeministrit është për të kaluar radhën, kur thonin më përpara e ka bërë Mehmeti në kohën e vet, kjo nuk ka sens ndaj është kryeministër, e di se cfarë bëjnë vartësit e tij, ai nuk ka rol në qeveri kur thotë se secili ka përgjejgësitë individuale, është tog fjalësh gjetje, propaganda për ta lënë fajin jetim.

Gjë që përmendet në raportin e DASH është niveli i ndëshkueshmërisë nuk ka arritur në nivele të larta. I vetmi i dënuar është  Tahiri.

Ka shumë hetime që kanë nisur me bujë të madhe por nuk kanë vazhduar.

Mbështetja është shumë reale për Byronë e Hetimit. Gjehet një rrugë shqëiptare, ka një presion nga qeveria, kemi disa raste si kongresi i ditës së shtunë ku Rama i bëri presion të hapur SPAK, që boll u morët me PS por merruni me të tjerët.

Pra ka një presion të jashtëzakonshëm, influencë të pushtetit mos të veprojë sic duhet.

Askush se do një drejtësi të pavarur, prandoj po ecën me ritme të ngadalta, këta që sot po e dhunojnë do e vuajnë në kurrizin e tyre.

Raporti kishte edhe disa gjëra të rëndësishme, si zgjedhjet e 25 prillit, që citonte raportin e OSBE ku thuhej se qytetarët e kishin votën të ndikuar.

Për herë të parë të DASH, kur flet për korrupsionn në qeveri edhe për pushtetin lokal. Këtu bëhet fjalë që qytete të mëdha si Tirana përdoren për pastrimin e parave të madh për herë të parë përmendet pushteti lokal në raportin e DASH.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re