Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi këtë të mërkurë raportin vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë.

Për Shqipërinë raporti thekson se komunitetet fetare kanë ngritur shqetësime lidhur me statusin e pronave nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe ai Bektashi, si dhe ri ngritjen e kërkesave të tyre në sistemin gjyqësor si dhe raportuan probleme për statusin e pronave të caktuara.

Edhe Vëllazëria Ungjillore Shqiptare ka raportuar vështirësi në blerjen e tokës për ndërtimin e vendeve të adhurimit.

Por raporti përsshëndet bashkëpunimin e komuniteteve fetare, përfshirë thirrjet për qetësi dialog gjatë protestave antiqeveritare, si dhe nënshkrimin e memorandumit me qendrën shqiptare për bashkërendimin kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re