Skip to content

Raporti i Dick Martit/ Rama: Neveri mosvotimi nga non grata (tanimë jo vetëm nga SHBA)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Rama ka falenderuar deputetët që e votnuan ndërsa I është kthyer Sali Berishës I cili nuk e votoi duke e konsideruar mosvotimin e tij si një arsye neverie pa din e iman.

 

Më tej në reagimin e tij ka përforcuar më shumë paralajmërimin që bëri gjatë ditës së djeshme në kuvend për shpalljen non-grata të Sali Berishës, përpos SHBA.

 

“Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty,është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!

Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë,Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë